Conte: Kishim gjithçka nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2013, 12:43
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me fitoren 4-0 kundër Udineses, ndërsa mesfushorin Paul Pogba, i cili shënoi dy herë këtë ndeshje, e ka krahasuar me legjendarin Frank Rijkaard.“Pogba ka karakteristika të njëjta me Frank Rijkaardin dhe mund të rritet ende që të bëhet njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Paul është dëshmia që talenti mund të dalë në dritë kur dikush di ta menaxhojë”.”Lojtarët e mi po punojnë shumë seriozisht pa lojtarët e dëmtuar. Ne gjithmonë e vendosim ekipin para individëve dhe gjatë kësaj ndeshje patëm gjithçka nën kontroll”.”Mungesat e lojtarëve nuk u panë shumë, falë paraqitjeve të shkëlqyera të atyre që luajtën sonte”, ka thënë Conte.