Armstrong pranon akuzat për doping për shkak të të birit
Çiklisti amerikan, Lance Armstrong, thotë se ka vendosur ta pranojë para botës se ka përdorë drogë në gara, pasi e ka parë të birin e tij 13 vjeçar, duke e mbrojtur atë kundër akuzave për doping.Gjatë shout televiziv të moderatores së njohur amerikane, Oprah Winfrey, që u transmetua mbrëmë vonë, Armstrong tha se “e kam parë djalin tim duke më mbrojtur dhe duke thënë se kjo nuk është e vërtetë”.Pas kësaj, Armstrong theksoi se kjo e kishte shtyrë atë që “duhet t’i tregoj djalit”.Ky shpjegim u bë një ditë pasi ai publikisht për të parën herë e pranoi se ka përdorë droga stimuluese kur i kishte fituar shtatë tituj të njëpasnjëshëm në garën prestigjioze ndërkombëtare çikliste Tour de France.Intervista me moderatoren Winfrey, e transmetuar në dy pjesë, këtë javë, ishte xhiruar në shtëpinë e Armstrongut në Austin të Teksasit.