Juventus pret përgjigjen e Athletiko Bilbao për Lorenten
Afati i percaktuar nga Juventus për të marrë përgjigje rreth sulmuesit Lorente ka përfundur ndërsa drejtuesit e klubit Bask pritet që sot të vendosin rreth transferimit të iberikut drejt Torinos.Sipas mediave italiane bëhet e ditur se deri në darkë drejtuesit bardhezi presin përgjigjen e fundit nga skuadra spanjolle e Athletoco Bilbao. Këta të fundit janë të dertyruar të bëj lëshime, pasi në merkaton e veres Lorente mund të largohet me parametra zero.Ndërsa në mediat spanjolle flitet se ky operacion i bardhezinjve do të mbyllet me sukses, pasi basket kanë vendosur të pranojnë oferten e torinezve. Ne oret e ardhshme do te kete edhe nje deklaratë per shtyp nga ana e drejtuesve te Atletiko Bilbaos, të cilet do të konfirmojnë nëse Lorente do të vazhdojë të qendrojë në skuadër apo do të transferohet në Torino për të veshur fanellen bardhezi të Juventusit.