Merkato e janarit, Milan mes Kaka e Balotelit

Milan punon në dy pista për merkaton e janarit: Kaka dhe Mario Balotelli. Dje, administratori i deleguar i kuqezinjëve Adriano Galliani ka folur në telefon me presidentin e Real, Madrid Florentino Perez dhe i ka propozuar një huazim prej 18 muajsh për brazilianin. Numri një i "Los Blancos" nuk ka mohuar asgjë por i ka kërkuar kohë Milanit.Problemi i vetëm mbetet rroga e Kaka, i cili fiton 10 milionë euro në sezon, por është shprehur i gatshëm ta ulë në 7.5 milionë por Galliani nuk pranon të paguajë më shumë se 5 milionë.Por çështja e rrogës do të ridiskutohet pasi të jetë marrë "po-ja" e Perez.Nga ana tjetër, kuqezinjtë po punojnë edhe për Mario Balotellin.Sipas asaj që raporton "Gazzetta dello Sport", nga Manchesteri vijnë sinjale për një dakord mes palëve për huazimin e sulmuesit, megjithëse nuk ka asgjë zyrtare.