Kaka në Milano me Robinhon, dërgon mesazhe dashurie për Milan

Pista për kalimin e brazilianit, Kaka, në radhët e skuadrës së Milanit, është hapur përsëri pasi ka qenë vetë fantazisti brazilian që ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet te Milan.Spias mediave italiane bëhet e ditur se Kaka është parë mbrëmë në Milano ku ka darkuar me mikun e tij Rubinjo. Kjo darkë ka shërbyer edhe për të diskutuar rreth një mundësie që Kaka të rikthehet përsëri në Milano për të luajtur me ngjyrat kuq e zi. sipas “Sport mediaset” bëhet e ditur se në këtë takim lojtari i Real Madrid, Kaka, i ka thënë mikut të tij Robinjo se: “Jam i gatshëm të rikthehem në Milano dhe jam i gatshëm të reduktojë edhe pagën nëse drejtuesit e Milanit ma kërkojnë një gjë të tillë”.Pakënaqsia dhe mosaktivizimi te skuadra e Real Madrid, kanë bërë që fantazisti brazilian të hidhet në kërkim të një klubi tjetër dhe Milan, është një dashuri e vjetër për Kaka që asnjëherë nuk është harruar. Vetë lojtari duket i gatshëm të rikthehet në Itali ndërsa deklaratat e shfaqura në mediat italiane të lënë të kuptosh se është braziliani ai që ka hapur edhe një herë dyert kuq e zinjve për të bashkpunuar në të ardhmen.Tani pritet që pas këtyre diskutimeve të bërë me Robinjon në darkën e mbrëmshme në Milano, të vihen në lëvizje drejtuesit kuq e zi të cilët tashmë e kanë marrë mesazhin e duhur se Kaka kërkon të rikthehet në Milano, për të rinisur aventurën e magjishme aty ku e ndërpreu pak vite më parë. Te Real, Kaka nuk arriti asnjëherë të ngrihet në nivelet e lojës kur ishte pjesë e Milanit, ndërsa me rikthimin Fantazisti kërkon të rikthehet në ditet e tij më të mira për të fituar edhe një vend në kombëtaren e Selesaos për Botërorin e 2014-ës, që do të zhvillohet  Brazil përballë tifozërisë vendase.