TOP 11 FIFA&UEFA, futbolli iberik komandon dy formacionet më të mira të vitit

Dy super skuadra. Dy ekipe yjesh që do të mposhtnin këdo që do i dilte përpara dhe që kanë një të përbashkët: La Liga spanjolle. Futbolli iberik komandon dy formacionet më të mira të vitit, si atë FIFA-s zgjedhur më 7 janar dhe ai i UEFA-s i publikuar 2 ditë më parë.Në 11 më të mirët e FIFA-s dominon plotësisht Spanja ku i gjithë formacioni i përket Primera Division, ndërsa ai i zgjedhur nga lexuesit e UEFA-s përveç 8 spanjollëve (Barça-Real) ka edhe Thiago Silvan, Philipp Lahm dhe Andrea Pirlon.TOP 11 FIFA (4-3-3): Casillas; Dani Alves, Piqué, Sergio Ramos, Marcelo; Xabi Alonso, Xavi, Iniesta; Messi, Falcao, Cristiano Ronaldo.TOP 11 UEFA (4-4-2): Casillas; Sergio Ramos, Piqué, Thiago Silva, Lahm; Ozil, Xavi, Pirlo, Iniesta; Cristiano Ronaldo, Messi.