Walcott, pranë nënshkrimit me Arsenal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 16:49
Mesfushori i Arsenalit, Teo Uellkot, që ishte pranë një largimi nga skuadra e Arsenalit, duket se nuk do të largohet nga Topçinjtë. Drejtuesit e skuadrës, kanë arritur të gjejnë akordin me lojtarin për rinovimin e kontratës.Sipas mediave britanike thuhet se për Uellkot, është ofruar një kontratë deri në 2016-ën.Në këtë marrveshje të arritur, ku pritet vetëm të hidhet e bardha mbi të zezë, Uellkot, do të përfitojë 100 mijë sterlina në javë, që do të thotë pak a shumë 6 milion Euro në sezon.Firma e lojtarit pritet të hidhet në orët e ardhshme.