Renditja e FIFA-s, dominon Spanja, Shqipëria nuk lëviz nga vendi i 63-të
Spanja vazhdon të dominojë Futbollin botëror, pasi ashtu siç pritej edhe në kalsifikimin e FIFA-s për Kombëtaret për muajin Janar, Spanja vazhdon të qëndrojë e para në renditje. Iberikët e drejtuar nga tekniku Del Bosque, kanë lanë pas në këtë muaj Gjermaninë dhe Argjentinën e Lionel Messit. Kampionët në fuqi të Europës dhe Botës vijojnë të kryesojnë kalsifikimin duke mos patur asnjë rival për ti zbritur nga froni.Ndërkohë ,Italia qëndron e katërta në rënditje duke lënë pas Kolumbinë e Radamel Falcaos, që plotëson 5-shen më të mirë të muajit. Ndërsa 10 vendet e para plotësohen nga kombëtarja Angleze, Portugalia, Holanda, Rusia e Kapelos dhe Kroacia.Ndërsa kombëtarja shqiptare e drejtuar nga tekniku Italian, Giani De Biasi, nuk ka lëvizuar nga vendi në këtë klasifikim të Fifas. Kuq e zinjtë tanë vazhdojnë të mbajnë vendin e 63-të në renditje me 518 pikë. Kombëtarja jonë ka lënë pas vetes edhe kësaj radhe skuadra si, Kanadaja, Bjellurusia, Austria. Ndërsa në rajon kemi lënë pas Maqedoninë e cila renditet 17 vende poshtë kuq e zinjve tanë.Ajo që bie në sy në këtë renditje është se dy kombëtare të rëndësishme si Franca dhe Brazili vazhdojnë të humbin pikë në renditje duke zënë përkatësisht vendin e 17 dhe të 18. Ndërsa kombëtarja e Zvicrës ku luajnë 5 lojtarë me kombësi Shqiptare, renditet në vendin e 13-të, më mirë se 5 herë Kampionët e Botës, Brazili.