Bushati trajneri i ri i Vllaznisë, merr në dorë frenat e klubit shkodran

Artan Bushati zyrtarisht është zgjedhur trajneri i ri i Vllaznisë, duke marrë kështu në dorë frenat e klubit shkodran. Bushati pason në këtë detyrë trajnerin e njohur Shpëtim Duro, i cili zyrtarisht pritet të prezantohet në krye të ekipit të Partizanit.Pas shumë javësh spekullimesh, më në fund drejtuesit shkodranë kanë zgjedhur Bushatin për drejtimin e klubit të tyre.Bushati si trajner ka drejtuar Elbasanin, duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë dhe për shumë vite më pas ai ka drejtuar ekipin kombëtar shpresa U21.