Juve ultimatum Athletiko Bilbaos për Lorenten

Blerja e një sulmuesi është kthyer në një nga objektivat madhorë të skuadrës së Juventusit. Duke parë problemet e paraqitura në ndeshjet e fundit, bardh e zinjtë kërkojnë me ngulm që në këtë merkato të sjellin në Torino një lojtarë që mund ti ndihmojë ato në gjetje e rrugës së rrjetës. Për të arritur te sulmuesi i shumëdëshiruar, Lorente, në kampin e skuadrës torineze, drejtuesit e Juventusit i kanë dërguar Atletico Bilbaos ofertën e fundit prej katër milionë Eurosh për sulmuesin. Kjo ofertë e bardh e zinjve është një ultimatum për skuadrën baske që pritet të kthejë një përgjigje rreth kërkesës së Torinezve.Sipas mediave Spanjolle, bëhet e ditur se oferta e mbërritur në adres të klubit bask, kap shifrat e 4 milion eurove, ndërsa bardh e zinjtë janë të gatshëm tu paguajnë drejtuesve të Atletiko Bilbaos edhe një bonus prej 300 mijë Eurosh gjithmonë nëse Juventusi arrinë të mbajë titullin kampion në Itali. Në ofertën e nisur nga drejtori sportive, Marota, thuhet se në lidhje me këtë drejtuesit  e klubit Bask duhet të kthejnë një përgjigje deri të Premten.Ky ultimatum i skuadrës së juventusit, pritet të marrë një përgjigje deri ditën e Premte dhe nëse përgjigja do të jetë negative atëherë bardh e zinjtë do të provojnë përsëri pistën që të çon te ish sulmuesi i Chelsit, Didier Drogba. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për tu transferuar në Torino, por paga e lartë e lojtarit ka bërë që bardh e zinjtë të vazhdojnë diskutimet për një ulje të mundshme që pastaj bomberi nga Bregu i Fildisht, të bëhet pjesë e skuadrës.