Agjenti i FIFA-s: Sneijder nuk shkon te Galatasaraj por te Milan

Çështja e kalimit të holandezit Sneijder, në radhët e skuadrës së Galatasarait është bërë një objekt i diskutueshëm në të gjitha mediat dhe jo vetëm. Për ti mbushur mendjen mesfushorit zikaltër  që të transferohet në Turqi ka ndërhyrë edhe ish futbollisti italian i Besiktas, Mateo Ferrari. Ky i fundit në një intervistë për portalin sportiv italian "Calciomercato", ka folur rreth mundësisë së transferimit të Wesley Sneijder, nga Inter te turqit e Galatasaray.I pyetur nëse "një transferim i tillë do të ishte hap mbrapa në karrierën e tij"? Ferrari i është përgjigjur: "Sigurisht që Galatasaray nuk krahasohet me Interin, por ne jemi duke folur për një klub të rëndësishëm. Galatasaray ka bërë ndryshime rrënjësore. President i ri, stadium i ri. Për Sneijder terapia më e mirë do të ishin tifozët e Galatasaray. Në një kohë të shkurtër do ta bënin mbret të vërtetë" ka theksuar ai.Ndërsa pista e fundit që ka filluar të marrë jetë për të ardhmen e mesfushorit Holandez është ajo e një transferimi të mundshëm te kushërinjtë e Milanit. Pavarësisht zërave që e shohin të ardhmen e Wesley Sneijder te Galatasaray, agjenti i FIFA-s, Matteo Materazzi, ka hapur një skenar të bujshëm merkatoje me deklaratën e tij të fundit për mediat italiane."Unë jam i kujdesshëm për situatën e Sneijder sepse në fund nuk do të shkoj te Galatasaray, por mendoj se do të shkoj në një klub italian, siç është  Milan. Supriza mund të jetë pikërisht kalimi te kuqezinjtë", është shprehur vëllai i ish mbrojtësit të Interit, Marco Materazzi. Kjo deklaratë e tij ka bërë bujë në Itali pasi mund të ketë shumë të vërteta, duke marrë në konsideratë që ish lojtarët e Interit, Materaci dhe Snajder kanë marrdhënie shumë miqsore ku edhe mund të kenë biseduar mbi të ardhmen e mesfushorit holandez.