Milan dhe Sampdoria mendojnë shkëmbimin Pacini - Poli

Aventura e sulmuesit Pacini duket se do të marrë fund shumë shpejt te skuadra e Milanit.Edhe pse e nisi aventurën me një tregolësh, në javët e fundit ish sulmuesi Zikaltër, nuk po gjen shumë hapsira dhe drejtuesit e skuadrës kuq e zi po mendojnë largimin e tij nga Milano. Sipas mediave italiane thuhet se drejtuesit e Milanit po bisedojnë me ato të Sampdorias për të gjetur një akord për shkëmbimin e Pacinit me Polin. Dy ish lojtarët e Interit në vitin e kaluar, pritet të ndërrojnë fanellat mes tyre pasi edhe kartoni i tyre vlerësohet i njëjtë, rreth 6 milion.Pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizohet çdo gjë.