Kaka edhe në planet e Fluminenses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 16:42
Pas marrdhënieve jo të mira me klubin madrilenë për fantazistin e Real Madrid, Rikardo Kaka, janë hedhur të gjithë në sulm.Përveç zërave për një rikthim të tij në radhët e skuadrës së Milanit, në orët e fundit, një tjetër skuadër ka hyrë në garë për të marrë kartonin e brazilianit. Sipas të përditshmes Spanjolle “Marca”, bëhet e ditur se drejtuesit e skuadrës braziliane të Fluminenses janë futur në tratativa për të bërë të tyrin, mesfushorin e talentuar.Ata po bisedojnë me sponsorin e lojtarit, në mënyrë që këta të fundit të bindin Kaka, për tu transferuar te skuadra e Fluminenses.Por problem i vetëm është se Kaka, preferon të vazhdojë karrierën në Europë.