Barcelona rikthehet me këmbë në tokë, barazon ndaj Malagës
Barcelona është rikthyer me këmbë në tok pas barazimit 2-2 në Camp Nou në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Malagas. Katalanasit që vazhdojnë të jenë të pathyeshëm në Spanjë, nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një brazim kundër në shtëpinë e tyre duke rrezikuar për tu kualifikuar për në fazën tjetër pasi ndeshjen e kthimit Blaugranat do ta luajnë në transfertë.Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të mesfushorit, Manuel Iturra në minutën e 26-të, ndërsa pas vetëm tre minutash barazoi ishte i përhershmi Lionel Messi që barazon shifrat në 1-1.Të besuarit e Vilanovës arrijnë të përmbysin rezultatin në favor të tyre që në minutën e 30-të, ku Pujol, kalon për herë të parë Katalanasit në avantazh. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa edhe e dyta do të vazhdojë kështu deri në minutat e fundit të kohës së rregullt ku Camacho me golin e tij në limitet kohore bën të hidhet i gjithë stadium i “Kamp Nou”. Ky brazim i Barcelonës në shtëpi ka kthyer me këmbë në tokë ekipin katalanas pas disa rezultateve positive radhazi.Ajo çka vlen të theksohet në këtë përballje është se miqtë arritën të merrnin këtë barazim që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, në momentin që të besuarit e Pelegrinit kishin 15 minuta që luanin me një lojtar më pak, pasi Monreal u përjashtua me karton të kuq.Në ndeshjen tjetër që u luajt dje për Kupën e Mbretit, përballja mes Saragozës dhe Sevilias ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Ndërsa sot do të luhet përballja e fundit përsa i përket çerekfinales së Kupës së Mbretit. Atletiko Madrid do të kërkojë fitoren në shtëpi ndërsa skuadrës së Real Betis për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.