Roma Mund Fiorentinën dhe kualifikohet

Roma ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kupën e Italisë duke mundur në transfertë skuadrën e Fiorentinës. Kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Fiorentinës, në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Kjo fitore e Verdh e kuqve ka ardhur në pjesën e parë të shtesës ku deçizivë ka rezultuar goli i Destros.Skuadrat kanë treguar në këtë përballje se nuk kanë shumë diferenca mes tyre, pasi ashtu si 45 minutat e para edhe fraksioni i dytë i takimit u mbyll me rrjeta të paprekuar edhe pse rastet për shënim nuk munguan nga ana e të dyja skuadrave. Vjollcët ishin dy herë pranë golin në këtë takim duke goditur dy herë shtyllën e portës së mbrojtur nga Gojkoçea, por kryeqytetasit kishin fatin më vete. 90 minuteshi i rregullt mbyllet me rrjeta të paprekura ndërsa në pjesën e parë të shtesës është sulmuesi Destro që shënon golin e avantazhit dhe të kualifikimit për skuadrën e tij pas një asisti të Miralem Pjaniç.