Kupa FA, kualifikohen Manchester dhe Arsenal

Pas fitores minimale në Upton Park ndaj West Ham Unitedit me rezultat 1-0, Manchester United është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA. Pas takimit të parë i cili përfundoi në barazpeshë, në takimin e sotëm përcaktues, ishte goli i Wayne Rooneyt, i shënuar në minutën e 9-të që i siguroi kualifikimin Unitedit. Djajtë e Kuq kishin edhe një mundësi shënimi në pjesën e dytë, por penalltia e dhënë për ta nuk u realizua dot nga Rooney. Pas kësaj fitore në raundin e katërt, United do të përballet me Fulhamin.Ashtu si Manchester Unitet edhe Arsenal është kualifikuar për në raundin tjetër të kupës së Federatës Angleze. Pas fitores minimale në Liberty Stedium, ndaj Suanse me rezultat 1-0, edhe Arsenali ka siguruar një biletë për në raundin e katërt të Kupës. Pas takimit të parë i cili përfundoi barazim 2-2, në takimin e kthimit përcaktues ishte  Xhek Uillsheir me golin e tij në minutën e 86-të i cili siguroi kualifikimin Arsenalit. Në raundin e katërt, Arsenali do të përballet me Brighton që eliminoi Newcastle.Ndërsa skuadra Londineze e Chelsea ka luajtur mbrëmë ndeshjen e prapambetur në Premier League ku ka barazuar 2-2 në ndeshjen kundër Sauthemptonit në Stamford Bridge.Demba Ba ishte ai që shënoi i pari që në minutën e 25-të ndërsa pa përfunduar pjesa e parë, Hazard e dyfishoi rezultatin për vendasit duke mbyllur pjesën e parë në 2-0.Edhe pse dukej se ndeshje kishte marrë rrugën e duhur për Blutë e Londrës në 45 minutat e dyta ndryshoi gjithçka. Miqtë shkurtuan diferencat fillimisht me anë të Lambert në minutën e 58, ndërsa në minutën e 75-të barazuan rezultatin në 2-2.Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet 13 pikë pas Unitedit dhe 6 pikë pas Manchester Cityt.