Konferenca e kryetarëve: Seanca e parë do zhvillohet të hënën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 10:51
Vetëm pak ditë para fillimit të sesionit të ri parlamentar kryetarja e Kuvendit ka thirrur Konferencën e Kryetarëve për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin tre javor të Kuvendit dhe programin dy mujor të punës, që morën konsensusin e palëve në Konferencë.Në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit përvec ligjeve të cilat kërkojnë shumicë të thjeshtë për tu miratuar në Kuvend, janë përfshirë edhe tre ligjet e cilësuar, të cilat mbeten kusht i BE për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Ndërkaq rezoluta çame nuk është përfshirë në punimet tre javore të Kuvendit. Po ashtu Konferenca vendosi që seanca e parë e sesionit të ri të jetë ditën e hënë në orën 17:00.