Numërimi elektronik, KQZ-ja çel tenderin për 4 kompanitë
4 kompani, 2 spanjolle një ameriakne dhe nje angleze janë futur në garë për realizmin e sistemit elektoronik të numërimit të votave në qarkun e Fierit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të kësaj proçedure prokuruese bëri pranimin e ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara.Në këtë garë paraqitën dokumentacionin kompanitë spanjolle INDRA dhe SCITL, kompania amerikane ES & S, dhe kompania angleze DRS. Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, u paraqiten 4 kompani ofertuese.Pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike. Ndërkaq në ditët në vijim Komisioni do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike.