Durrës, tentoi t`i presë kokën gruas, shpallet në kërkim 39-vjeçari
Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi ka tentuar t`i presë kokën bashkëshortes së tij.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen numër 6 të qytetit bregdetar, ku 39-vjeçari me inicialet A.K ka shkuar në vendin e punës së bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij e cila punonte si mjeke në një qendër shëndetësore.Mësohet se 38-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar t'i presë kokën por falë ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve të saj, mjekja ka shpëtuar vetëm me disa plagë të cilat nuk i rrezikojnë jetën.Mësohet se mjekja i kishte kërkuar bashkëshortit disa ditë më parë, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijës, pasi kishin konflikte të vazhdueshme.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e 39-vjeçarit i cili akuzohet për tentativë vrasjeje.