Berisha mbledh kryetarët e PD-së, në fokus zgjedhjet e 23 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike dhe  ato të Grup Seksioneve në një takim ku pritet  të diskutohet për zgjedhjet e 23 qershorit.Shefi i selisë blu pritet  të japë porositë për drejtuësit e bazës së Partisë Demokratike  për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe alternativat që do tu paraqiten shqiptarëve për një mandat të tretë qeverisës të forcës më të madhe në pushtet.Edhe më herët kryeministri Berisha u ka kërkuar drejtuesve të Partisë Demokratike që ta fokusojnë fushatën në çdo derë për tu njohur nga afër me problematikat e qytetarëve në mënyrë që të bëhen pjesë e programit të PD për mandatin katër vjeçar.Pak ditë më parë kreu i PD-së ka thirrur kryesinë e Partisë Demokratike ku shpalosi edhe slloganin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit , “Ne jemi ndryshimi. Përpara”.