Reshjet e dëborës, probleme në disa akse rrugore në Korçë

Ulja e temperaturave në vend ka rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.Sipas informacioneve nga verilindja e vendit, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.Mësohet se trashësia e dëborës në pikat turistike ka arritur deri në 30 centimetra duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.Kështu vështirësi ka pasur në aksin rrugor Korçë-Dardhë dhe në aksin Liqenas-Goricë ku si pasojë e trashësisë së dëborës që arrin deri në 30 cm qarkullimi i automjeve bëhet vetëm me zhinxhir. GjithashtuNdërsa në pikën turistike të Voskopojës,  në Qafën e Qarrit dhe në Qafë Thanë trashësia e dëborës arrin në 20 centimetra dhe lëvizja e automjeteve bëhet pa zinxhirë.