Elbasan, arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 08:33
Policia e Elbasanit në sajë të operacionit të koduar “Mix” ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy të rinj pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike.Sipas policisë është arrestuar 26-vjeçari Fatjon Shaliu pasi u kap me 30 doza kanabis dhe 5 doza heroine si dhe 22-vjeçari Klajdi Hajdari pasi është kapur me 15 doza kanabis sativa.Gjithashtu policia e Elbasanit ka arrestuar edhe 59-vjeçarin Xhemal Koçi të cilit iu kapën cigare pa pullë fiskale si dhe 29-vjeçarin Bledar Coha pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij.Ndërkohë materialet në ngarkim të arrestuarve I kanë kaluar prokurorisë së rrethit Elbasani për hetime të mëtjeshme.