Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2013, 08:27
Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur në rrethana ende të paqarta mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Mësohet se 40-vjeçari Fatos Kaloçi është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 40-vjeçarit Kaloçi.