Hernanez në projektet e Scolarit për Brazil 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2013, 17:15
Paraqitjet e përkryera nga ana e mesfushorit të Lacios, Hernanes, kanë bërë që trajneri i brazilit, Felipe Scolari, të shohë brazilianin si një lojtarë që mund ti shërbejë shumë skuadrës së tij në Botërorin e ardhshëm.Golat e realizuar në Kupën e Italisë dhe niveli lartë i treguar nga ana e Hernanes, në realizimin e tyre kanë bërë që tekniku Scolari, ta marrë në konsideratë brazilianin. Tashmë Hernanez është kthyer në një lider të padiskutueshem të kryeqytetasit Italian dhe kjo ka bërë që ai të përfundojë në planet e teknikut Bazilian, Scolari.Kujtojmë që Lacio këtë vit ka bërë një performancë të shkëlqyer, ku padyshim një meritë të veçantë ka edhe braziliani i talentuar.