Ronaldo rikthehet në formë, tre gola dhe kualifikim për Real Madrid
Pas fitore bindëse te Real Madrdi, duket se është kthyer qetësia te kryeqytetasit dhe për ta bërë këtë mendoi vetë, Kristiano Roanaldo.Portugezi pasi arriti të shënojë tripletën e parë personale për këtë vit është shprehur se duhet të lëmë konfliktet dhe ti kthehemi punës për të triumfuar në Champions League dhe Kupën e Mbretit, të vetmet objektiva që u kanë mbetur Madrilenve në këtë edicion, pasi kampionati është pothuajse i siguruar nga Barcelona.Më tej, ylli Luzitan ka folur edhe për Mourinjon duke e konsideruar atë si një nga më të mirët ndërsa kërkon që tifozët madrilene ta mbështesin teknikun, pasi vetëm kështu mund të arrihet të fitohet, ka përfundur numri 7 i skuadrës së Real që mbrëmë arriti të shënonte tripletën e parë për vitin 2013. Kjo thirrje e Ronaldos kërkon që tifozët ta mbështesin skuadrën pasi ndihet mungesa e tyre sidomos në këto muajt e fundit.