Lëkunden pozitat e Benitez në stolin e Chelsea
Rezultatet e fundit me skuadrën e Chelsit kanë bërë që të lëkundet së tepërmi pozita e teknikut Benitez në radhët e skuadrës së Chelsit. Pas humbjes kundër Swansea, presidenti i londinezëve, është dukur tepër i nevrikosur.Mediat britanike bëjnë të ditur se Abramoviç po kërkon një trajner të ri dhe alternativat e mundshme janë Jurgen Klop i skuadrës së Dortmund dhe Digo Simeone i skuadrës së Atletiko Madrid.Nëse Chelsi vazhdon të zhgënjejë përsëri nën drejtimin e Benitez atëherë largimi i tij nga Londra mund të vijë më shpejt se ç'pritej. Tekniku spanjoll tashmë ia ka vështirsuar situatën vetes pas disa rezultateve negative. Kjo ka bërë që Abramoviç të vihet në lëvizje për të siguruar një trajner që mund ta udhëheq skuadrën drejt titujve kampion.