Lampard në planet e Fiorentinës
Mesfushori i Chelsit, Frenk Lampard, është shndërruar në emrin më të përfolur të merkatos dimrore.Legjenda e bluve të Londrës, përveç Manchester United dhe Lacios së fundmi ka përfunduar në planet e Juventusit dhe Fiorentinës. Te Juventus, Andrea Pirlo e ka ftuar mesfushorin ti bashkangjitet në repartin e mesfushës ndërsa drejtuesit vjollcë të këshilluar nga Montela kanë kërkuar që të bëjnë pjesë të tyre mesfushorin që vitin e kaluar dha një kontribut të veçantë për fitimin e Chempions Ligë.Lampard nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën e tij për rinovimin e kontratës dhe mund të jetë i lirë të largohet nga blutë që në merkaton e ardhshme me parametra zero. Është pikërisht kjo e fundit që ka bërë të gjithë klubet e njohura Europiane të vihen në kërkim të lojtarit i cili tashmë është vënë në kërkim një shtëpie të re për të ardhmen e tij futbollistike.