Librat e rinj

Fenomeni “50 Hijet e Greit”, i cili po pushton botën dhe njëkohëshisht edhe lexuesin shqiptar ka përmbyllur ciklin e përkthimeve  në shqip me vëllimin tretë të romanit me titull "50 Hijet e Çliruara" i  cili mbyll këtë triologji erotike .Në vitrinën e librit, mbërrin Bestselleri ndërkombëtar " E pasqyruara tek ti" e autores Silvia Day. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift , ishte shumë e vështirë, shumë e dhimbshme me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer..shkruhet në libër..Romani "Përshtjellimet e Tërlesit" vjen i përkthyer në shqip...ashtu sic Nicja ka sjellë filozofinë e Romanit, Musili ka sjellë  romanin e filozofisë.Libri i ri: "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalà-së  hedh dritë mbi të vërtetat e pathëna për letërsinë arbëreshe.Studiuesja Arjetë Luani, sjell librin me titull Silvia Plath: arti i lindjes, vdekjes dhe rilindjes i cili ka të bëjë me gruan dhe me kalvarin e saj në një shoqëri maskiliste.Ndërsa nga autorët shqiptar, shkojme tek romani “Flaka e Shpresës” , e autorit të mirënjohur Ramadan Pasmaçiu“Flaka e shpresës”, sjellë se çfarë vlerash përmban letërsia e arritur artistike për transformimet njerëzore e shpirtërore.