Alibeaj: Çështja e mandateve do të zgjidhet sipas ligjit
I ftuar në studion e RTV “Ora News”,deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, ka folur për startin e betejës elektorale dhe debatin për KQZ-në.Alibeaj tha se: “Po të marrim rastin e ndarjes së mandateve, ligji është i përcaktuar dhe nuk lë vend për diskutime.”“Përse do të duhej të votohej kundër, mos është kjo thjeshtë një justifikim për të vendosur një bllokim?” është shprehur deputeti I Partisë Demokratike.“Deri tani nuk ka pasur çështje që mbartnin diskutim politik. Çështja e mandateve do të zgjidhet sipas ligjit dhe sipas praktikës së mëparshme, asaj të vitit 2009.”“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të ishte mirë, të bënte referencë tek Kodi Zgjedhor. Mardhënia midis KQZ-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, përcaktohet nga ligji. Dispozita thotë se nga marrja e të dhënave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kryen llogaritjet e mandateve dhe ja dërgon Kuvendit. Askush tjetër nuk ka mundësinë ta bllokoje këtë kompetencë të Kuvendit.”“Kuvendi i Shqipërisë duhet të bëjë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo, duhet bërë në përputhje me përllogaritjet që KQZ-ja ka bërë për shpërndarjen e re të mandateve, pavarësisht faktit se nëse KQZ-ja e miratoi aktin ose jo me shumicë të cilësuar.”“Përllogaritja aritmetikore është bërë nga ky institucion, por KQZ-ja ka ende hapësira kohore për të shqyrtuar shpërndarjen e mandateve për t’i përcjellë një dokument final Kuvendit të Shqipërisë”.“Dispozita, përcakton që afati fillon 4 muaj para fillimit të periudhë zgjedhore dhe afati i fundit është 6 muaj pas mbarimit të legjislaturës.”Alibeaj tha gjithashtu se : “Harta elektorale e Shqipërisë, duhet të jetë gati dhe e përcaktuar, me numrin e mandateve. Nuk jemi në një ngërç as ligjor dhe as kushtetues. Asgjë nuk bëhet pengesë që Kuvendi i Shqipërisë, të përmbushi kompetencën e vet.”“Nuk është e hijshme për partitë e mëdhëa, të emetojne të tilla sinjale dëshpërimi. E gjithë kjo frymë, shpreh frikën e tyre ndaj tyre ndaj humbjes zgjedhore.”Unë mendoj tha alibeaj se “Teknologjia jep maksimumin e besueshmërisë. Më e mira në këtë rast do të ishte bashkëveprimi i palëve poltike për votimin dhe numërimin. Duhet më tepër një shpirtëmirësi politike.”“Qarku i Fierit, në atë mënyrë si u nis ashtu dhe do të përfundonte. Kjo është një nga ato historitë e dëshpëruarsa të Partisë Socialiste. PS-ja ka dashur gjithmonë që Shqipëria mos ta merrte statusin e integrimit në Bashkimin Europian.”