Qëllohet gjatë operacionit shefi i krimeve në Mat
Shefi i krimeve të policisë së Burrelit ka mbetur i plagosur rëndë, pas një beteje të armatosur me një bandë kriminale në Mat.Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites në fshatin Suç, ku policia kishte organizuar një operacion për arrestimin e disa personave të kërkuar.Në momentin e startit të operacionit, të kërkuarit kanë qëlluar me armë ndaj policisë e cila po ashtu i është përgjigjur me zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur rëndë shefi i krimeve që drejtonte edhe operacionin, oficeri Musa Skura. Ndërkohë që i plagosur lehtë ka mbetur edhe njëri prej autorëve të ngjarjes, kurse anëtarët e tjerë të bandës janë vënë në pranga.Mendohet se ndaj oficerit Skura, kanë qëlluar shtetasit Vilson Milkurti dhe Fitim Alla, të cilët tashmë janë në qelitë e komisariatit të Burrelit nën masa të larta sigurie.I plagosur Skura, pas mjekimeve paraprake në spitalin e Burrelit është përcjellë për në spitalin ushtarak me helikopter ku i është nënshtruar një ndërhyrje të specializuar për heqjen e plumbave. Burime spitalore bënë me dije se gjëndja e tij është e rëndë por të paktën momentalisht nuk përbën rrezik për jeten. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë ku viktimave e plumbave të bandës kriminale ka mbetur një officer i policisë.