Shkëmbimi i kulturave Shqipëri-Itali, MTKRS projekt të përbashkët me Amb.italiane

Shkëmbimi i kulturave mes Shqipërisë dhe Italisë por edhe ruatja e traditës kanë qenë motoja që ka ndërthurur në një projekt Ministrinë shqiptare të Kulturës dhe Ambasadën italiane.Projekti për ringjalljen e kulturës dhe traditës muzikore për zhvilllimin e bashkëpunimit tradicional dhe ndërajonal, u prezantua në Ministrinë e Kulturës së bashku me apelin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.Zëvëndësministrja Turku së sëbashku me Ambasadorin e Italisë zhvilloi më tej një bashkëndarje idesh mbi shkëmbimin e veprimtarive kulturore për të mundësuar njohjen e e mirë të rajonit të Kalabrisë dhe përcjelljen e vlerave kulturore dhe traditës shqiptare.Në këtë ekspoze u shpalosen dhe koleksione të veshjeve në mënyrë origjinale dhe artizanale, ku nuk munguan dhe këngë patriotike si dhe valle nga Annsambli Popullor.