H3N2 vë në alarm botën, në Shqipëri asnjë rast, autoritetet nisin sensibilizimin

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri nisin sensibizlimin e popullatës dhe përgatien për marrjen e masave ndaj riskut të përhapjes së gripit H3N2. Ky virus është nentip i H1N1 ose sic e njohim ndryshe si gripin i derrit.Viktima e fundit e grip H1N1 ishte një grua e moshën 37 vjecare e cila ndërroi jetë në shërbimin e infektivit në Prishtine. Ndërsa për virusin H3N2 ku Shtetet e Bashkuara janë në panik për numrin e madh të viktimave nga kjo epidemi gripale, në Shqipëri për fat të mirë ende nuk ka asnjë rast.Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se më tepër vegjilentë ndaj këtij gripi sezonal duhet të jenë emigrantët për shkak të lëvizjes së lirë. Ndërsa riskun më të madh për tu prekur nga ky virsus e kanë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatëzëna. Pipero rekomandon vaksinimin e popullatës."H3N2" tashmë është përhapur frikshëm në 44 shtete të Amerikës dhe viktimat më së shumti janë fëmijë. Autoritet shëndetësore amerikane u shprehen se kjo epidemi rrezikon te shndërrohet në më të rëndën e ketyre viteve. Virusi H3N2 transmetohet nga zogjtë, derrat dhe gjitarët tek njeriu. Simptomat janë të një gripi sezonal dhe në botë 36.000 njerez gjejnë vdekjen nga ky virus, ku vitimat në të shumtën e rasteve kanë fëmijë e adoleshentë.