Krimet e rënda arrestojnë të shumëkërkuarin Olsi Karagjozi
Një operacion i përbashkët efektivëve të Krimeve të rënda dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka cuar në pranga të shumëkërkuarin Olsi Karagjozi. 36-vjeçari Olsi Karagjozi autor i 4 vrasjeve të mbetura në tentative në kryeqytet dhe Durrës, po ashtu i dyshuar si autor i një sërë grabitjesh në kryeqytet u vu në prangat e policisë në afërsi të Durrësit.Karagjozi është i dyshuar si autor i plagosjes së dy kushërinjve gjatë një atentati në qytezën e Vorës, në periferi të Tiranës më 8 dhjetor të vitit që lamë pas.Albert Çiku dhe Emanuel Ziri u qëlluan në këmbë, plagosje për të cilën policia shpalli si të dyshuar kryesor Olsi Karagjozin. Burime nga Policia e Tiranës thanë se shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës nëpërmjet protagonistëve.Sipas të njëjtave burime, Çiku dhe Karagjozi janë persona me precedentë penalë dhe mes tyre kanë pasur njohje të vjetra. Madje, plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mbartur prej kohësh.