Nisin punimet e rrugës së Pezës, investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Banorët e Pezës, në periferi të Tiranës u shprehën të shqetësuar se prej më shumë se 10 vitësh kanë rrugë të amortizuar dhe askush nuk kishte inevestuar në të edhe pse është një nga vendet me kujtesë historike.Duke e parë si një zonë që në të cilën mund të ndërhyet jo vetëm për të lehtësuar fermerët por për ti ridhënë edhe një herë rëndësinë Pezës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit nisi punimet për asfaltimin e rrugës Pezë e Madhe-Pezë e vogël për 5 km gjatësi të saj.Banorët thonë se rruga ka penguar seriozisht zhvillimin e bujqësisë sepse transporti i prodhimeve bujqësore në tregjet kryesore ishte i vështirë, po ashtu vështirsonte jetesën dhe e bënë këtë komunë të harruar nga të gjithë.Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit,Benet Beci, simbolikisht i dorëzoi celsin kryetarit të komunës për nisjen e punimeve duke thënë se në këto rrugë do të nderhyet me standarde të larta cilësie dhe do të ndikojë në zhvillimin social ekonomik të zonës.Vetëm në qarkun e Tiranës në 4 vitet e fundit Fondi shqiptar i Zhvillimit ka financuar 17 segmente dhe përkatësisht është ndërhyrë në asfaltimin e 100 km rrugëve. Plan i ndërhyrjeve është fokusuar në zonat rurale pas një vlerësimit të mirë të tyre zona në të cilat ka një potencial zhvillimi bujqësor apo zona që kanë një atraksion turistik.