Intelektualët “presion” Ramës për tre ligjet, peticion me 100 firma

100 intelektualë dhe personaliteteve të jetës publike shqiptare kanë firmosur një letër drejtuar kryesocialsitit Edi Rama për votimin e 3 ligjeve.Kësaj iniciative i janë bashkuar personalitete të njohur në fushën e artit dhe të mjeksisë, historianë dhe akademikë të cilët kanë firmosur letrën, përmes të cilës i kërkohet kreut të opozitës Edi Rama që të të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë në parlament 3 ligjet e integrimit, e lëna si kusht për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Në letrën e tyre intelektualët sqarojnë se kjo iniciativë nuk ka ngjyrime politike, por është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe Kryetari Partisë Socaliste, Edi Rama.“Ne, nuk duam të jemi një popull humbës. E  ne, nuk duam të na venë përsëri prita. Ne nuk pranojmë më që dikush të na bllokojë rrugën për tek SHTËPIA. Mjaft me PRITA. Ne duam të fitojmë mbi veten tonë, mbi të gjitha mbrapshtitë, mbi të gjithë gurët ndër rrota, mbi të gjitha pabesitë dhe bllokimet. Ne duam që t'i kemi kryet lart në historinë e re, duke mbetur të përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve tanë. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!” theksohet  në letrën e intelektualëve.Në listen e gajtë të 100 persanaliteteve janë emra të njohur për shqiptarët si regjizori Kastriot Çipi,Agustin Kola dhe Fatmir Frasheri, ish futbollistë të sportklub Tirana; prof. Petrika Afezolli, kompozitori Shpëtim Saraci, koreografi Rexhep Çeliku, prof.dr. Nestor Tereska dhe shumë intelektualë të tjerë.Nismëtarët e kësaj lëvizjeje qytetare kanë vënë në dijeni për këtë inisiativë edhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërise, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar.