MD në një vit, Halimi: Dixhitalizimi i sistemit të dretësisë ishte prioritet i prioriteteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 13:15
Ministria e Drejtësisë ka realizuar të gjitha reformat e synuara përvec atyre që varen prej opozitës. Ministri i drejtësisë Eduard Halimi gjatë analizës vjetore të vitit 2012 akuzoi edhe njëherë Partinë Socialiste për bllokimin e ligjit të gjykatës së lartë që sipas tij po mban peng edhe gjykatën administrative.Ndërsa përsa i përket 2013 kreu i drejtësisë deklaroi se do të ketë reformim të kodit të procedurës penale, duke rritur dënimin për veprat e rënda penale.Më tej Halimi bëri një rezyme të gjitha reformave të ndërmarra, ku ka vecuar më së shumti ligjin për pasurinë e paluajtshme, si një nga reformat më të qenësishme të sistemit të drejtësisë, shkëputi kontaktin e qytetarit me zyrtarin, duke këputur fillin e korrupsionit.