Kërkohej nga Italia për trafik ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 11:35
Policia kufitare e Morinës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. 25-vjeçari Ilir Laska, banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi kërkohej nga Italia për trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike. Pas arrestimit, autoritetet policore kanë nisur prodedurat për ekstradimin e Ilir Laskës drejt shtetit fqinj, Italisë.