Digjen dy automjete në Elbasan, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 11:01
Digjet një automjet tjetër në Elbasan. Makina tip "Yamaha"me targa BR 703 YJ, në pronësi të shtetasit V.B është shkrumbuar nga zjarri në rrethana të paqarta.Ndërkaq gjatë natës u dogj nga zjarri një tjetër automjet, përkatësisht makina "Opel"me targa AA 881 EN, në pronësi të shtetasit me iniciale A.B.Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fushës së vjetër të sportit, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët.Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë nëse zjarri ka qenë shkak i ndonjë defekti teknik të automjeteve, apo është provokuar nga persona qëllimisht.