Elbasan, "Weekend 11"prangos 6 persona për vepra të ndryshme penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 08:45
Policia e Elbasanit finalizon operacionin "Weekend 11", duke çuar në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale. Sic bëjnë me dije autoritetet policore është arrestuar shtetasi Hasan Ismaili, nën akuzën për vjedhje materialesh hekuri për skrap.Po kështu janë prangosur Arben Sollaku, Idriz Tabaku, Asqeri Çapja dhe Julian Sinani. Sipas bluve 4 personat e ndaluar akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe Elson Menkon, i cili ishte shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Ndërkaq materialet lidhur me të 6 personat e ndaluar i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rasteve.