Rinisin reshjet e borës në Korçë, nuk raportohen probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 08:42
Ulja e temperaturave në vend ka rikthyer reshjet e dëborës në rrethin e Korçës. Të dhënat e fundit nga verilindja e vendit nuk raportojnë për probleme në akset rrugore ,ndërkaq trashësia e dëborës në fushën e Korçës ka arritur në 4 cm, ndërsa në pikat turistike ka qenë më e madhe. Policia rrugore e Korcës ka këshilluar përdorimin e zinxhirëve në akset rrugore drejt pikave turistike të Dardhës dhe Voskopojës, po ashtu u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës dhe ngricave në akset Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Korçë-Qafë Thanë.