Elbasan, 62-vjeçarja i jep fund jetës duke u helmuar me fostoksinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2013, 22:43
Një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku sipas policisë së këtij qarku Servete Bullari, 62 vjeçe nga fshati Valas është vetëflijuar duke konsumuar fostoksinë, ndërsa nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes.Blutë e Elbasanit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe arsyet që e kanë shtyrë gruan drejt helmimit, që ka rezultuar fatal për jetën e saj.