Meta mes Berishës&Ramës, Manjani: PD-PS po shmangin vëmendjen nga problemet e ditës

Ndërsa dy partitë e mëdha kanë lëshuar ftesën në drejtim të Lëvizjes Socilaliste për Integrim për tiu bashkuar në aleancë për zgjedhjet e 23 qershorit, vetë LSI ndonëse e shprehur qartë se vendimi do të dalë nga Konventa e prillit, përcakton se do të jetë në atë linjë e cila ka një program të qartë mbi ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Këtë fakt e ka konstatuar për RTV Ora News nënkryetari i kësaj partie Ylli Manjani, ndërsa shprehu keqardhjen se aktualisht nuk e sheh dicka të tillë as tek PD as PS, por thjesht një përjekje që me këtë tymnajë të shmangin vëmendjen nga problemet e ditës dhe cështjet me rëndësi për vendin.“Sepse anjëri as tjetri nuk i fitojnë dot zgjedhjet. Së dyti ka një progres në rritje elektoral dhe politik të LSI, është fakt. Është anëtarësia që do marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Por i gjithë ky debat tenton të shmangë vëmendjen nga cështje me rëndësi për vendin, sic është cështja ekonomike, cfarë projekti kanë me të ardhmen ekonomike, kjo cështje nuk shtrohet dhe për këtë arsye muhabeti kthehet në personal kush është me këtë apo me atë. Kushdo që është në këtë qasje, pra me thelbin e gjësë është absolutisht në krahun e LSI, deri më sot nuk ka asgjë nga asnjëra palë. Mbi këtë bazë ndërtohen dhe disiplinat e aleancave. I gjithë debati është kthyer cka bërë Argita dhe Linda Basha, apo kush do të jetë me Ilir Metën dhe kush e bëri ftesën më të bukur. Ne kemi cështje shumë të rëndësishme përpara” tha ai.Lidhur me shqetësimët e fundit të ngritura nga Ambasadorët e akredituar në Tiranë për presion politik ndaj KQZ, Manjani e përjashtoi një ndërmarrje të tillë nga LSI, pasi sipas tij nëse një parti nuk arrin të bindë qyetarin për ta votuar nuk ka Komision që të jep vota. Nga ana tjetër shtoi se kjo mbetet një betejë mes “tradicionaleve”, të cilat vetë e gatuajnë dhe vetë nuk e pranojnë atë cfarë kurdisin.“Nuk ka asnjë tentativë që LSI të bëjë presion në KQZ përmes përfaqësuesit të saj. Nuk është në qasjen tonë politike që duke bërë presion në institucionet e zgjehura të shtosh ngjyrë. Nëse nuk bind votuesin ska komision që të jep vota. Paniku fillon nga kriza që ka kapur dy partitë e mëdha nga mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Shqiptarët meritojnë më shumë bashkëpunim më shumë qetësi, nëse sduan të bashkëpunojnë së paku të lënë institucionet të bëjnë punën e tyre. Marrim cështjen e mandateve, KQZ nuk u la të merrte vendim për arsye politike, po për këtë asnjë nga partitë e mëdha spati guxim ta conte cështjen në Kolegjin Zgjedhor. Kjo është një cmenduri që ska gjetur zgjidhje as në kodin zgjedhor. Vullneti politik vazhdon të jetë pengesë në këtë vend. Ska asgjë të jashtëzakonshme , gjithmonë ka ndodhur kështu” u shpreh Manjani.Në zgjedhjet 2013 LSI vjen me një fotofrafi reale të realitetit në vend, ku kryefjalë e kryefjalëve do të jetë ekonomia dhe cështjet sociale në vend. Për Manjanin, Shqipëria ka nevojë për një projekt ekonomik që të sigurojë stabilitet, në mënyrë që të shkohet drejt rritjes së saj.“Ofrojmë një fotografi reale të realitetit në vend. Shqipëria është kjo që është, ka një përmirësim të dukshëm sidomos në infrastrukturën e vendit, kemi më shumë ujësjellësa, zhvillim të infrastrukturës së vendit dhe kjo është një fotografi e realitetit, pra duhet njohur progresi ashtu si dhe problemet. Në kuptimin social të fjalës kemi shumë për të bërë, po ashtu edhe në gjyqësor. Ne do ofrojmë më shumë kohezion social, më shumë dashamirësi për shtresat në nevojë, më shumë vëmendje dhe alternativa për rininë, vëmendje ndaj arsimit dhe trajtimit profesional, përfshirja e të rinjve në jetën sociale dhe kulturore. Ashtu sic Shqipëria ka nevojë për një projekt ekonomik që të suigurojë stabilitet, në mënyrë që të shkojmë drejt rritjes së saj, këtu do të fokusohemi me të gjitha potencialet tona. Një tjetër problem është edhe mirëmbajtja infrastrukturore, ashtu sic edhe reformat e shtetit janë të domosdoshme” deklaroi në RTV Ora News Ylli Manjani.