Fushë Krujë, i jep fund jetës duke u vetëvarur 17-vjeçari

I jep fund jetës duke u vetëvarur një i ri në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdites së sotme në fshatin Hasan, ku 17-vjeçari me inicialet S.M. është vetëvarur.Mësohet se i riu e ka kryer aktin e rëndë në kushte depresioni, ndërsa është gjetur dhe një shënim i tij në një letër, e shkruar përpara se të vetëvarej.Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që e kanë shtyrë 17-vjecarin drejt vetëflijimit.