Kontratat e reja të ISKSH: Karta e identitetetit do të përdoret si kartë shëndeti
Performanca dhe cilësia e shërbimit që do tu ofrohet pacientëve do të përmirësohet, ku përfshihet edhe kontrolli ndaj barnave në farmacitë e kontraktuara. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, do të sigurojë depistimin e 80% të grave në moshë risku për kancer të gjirit, duke bërë të mundur kontrollin e tyre panë mjekut të familjes një herë në vit. Ndërsa për pacientët e ekzaminuar me diabet, parashikohet mundësia e kryerjes së testit të hemoglobinës dy herë në vit.Elvana Hana, drejtore e ISKSH, u shpreh se do të ketë lehtësia për pacientët jo vetëm në asistencën e herë pas hershme të mjekut të familjes, por edhe të zëvendësimit të librezave të shëndetësisë me kartat e identitetit. Gjithashtu në kontratat e reja parashikohet një kontroll i rreptë ndaj farmacive, duke i detyruar ata të dërgojnë recetat e rimbursueshme, online brënda 48 orëve.Brënda muajit mars do të arrihet një regjistrim i të gjithë qytetarëve, duke kaluar më pas në fazën e pilotimit. Këto dy tregues të kujdesit ndaj shëndetit të pacientit do ti shtohen, 12 treguesve të matjes së performancës dhe cilësisë ndaj tyre.