Jep dorëheqjen shefi i Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës Dritan Rreshka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2013, 12:31
Jep dorëheqjen shefi i Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës Dritan Rreshka.Burime nga organi i akuzës në kryeqytet bëjnë me dije se prokurori Rreshka ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.Dritan Rreshka radhitet si një nga prokurorët më të suksesshëm, për sa i përket hetimit të disa dosjeve që kishin lidhje me afera korruptive në administratën shtetërore, spitale, e të tjera.Ndërkohë që gjatë punës hetimore në Prokurorinë e Tiranës, nën “lupën” e Rreshkës janë vënë çështje si ajo e Damir Fazliç, shitja e kompanisë “Armo”, si dhe disa mjekë të spitalit në Tiranë.