Vrasja e 49-vjeçares në Fier, policia arreston autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2013, 14:22
Policia e Fierit ka arrestuar sot dy prej autorëve të vrasjes së 49-vjeçares Asinja Krytha ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 30-vjeçari Mandi Arapi dhe 17-vjeçari me inicialet S.XH ndërsa është shpallur në kërkim 19-vjeçari me inicialet G.XH.Sipas policisë tre personat dyshohen se kanë masakruar me thikë 49-vjeçaren Asinja Krytha.Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor në lagjen “Kryengritja e Fierit” të vitit të kaluar ku 49-vjeçarja është goditur për vdekje me thikë në momentin kur ishte duke shkuar në banesën e saj.