Lista parazgjedhore, ankesa për paqartësi në regjistrin kombëtar
Paqartësitë në regjistrin kombëtar të gjendjes civile kanë bërë që disa njësi vendore të mos publikojne ekstraktin paraprak të listave të zgjedhjeve të 23 qershorit.Kryetarja e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, Jeta Seitaj, thotë se në këtë regjistër rezultojnë familjarë me të njëjtin mbiemër në qendra të ndryshme votimi, ndërsa tha se për këtë shqetësim u është drejtuar institucioneve përgjegjëse.Por për kreun e njësisë bashkiake numër 3, Ilir Kokona, nuk ka ekzistuar një fenomen i tillë pasi ky ekstrakt është publikuar dhe qytetarët mund të mësojne se në cilën qendër votimi do të shkojnë me 23 qershor.Me datën 3 janar Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile, në përputhje me ligjin zgjedhor, ka publikuar online ekstarktin e listës së zgjedhësve, duke u kërkuar drejtuesve vendor që ti publikojnë pranë njësive të tyre. Drejtori, Armand Teliti, tha se megjithate 111 njësi ende nuk e kanë kryer këtë detyrë ligjore.