Spahiu: Hapi i parë i AK, kufizimi i mandateve
Aleanca “Kuq e Zi” ndez motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.Gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar në tiranë kryetari i kësaj force politike Kreshnik Spahiu shprehu sigurinë që AK do të fitojë 2 mandate deputetësh dhe se do të jetë forca që do të bëjë ndryshimin e madh.Ndërsa ligji i parë që do të kalojë në parlamentin e paszgjedhjeve do të jetë ai i kufizimit të mandateve të zyrtarëve politik."Njeriu i cili në profesionin e tij ishte mjek, është shndëruar në një katil të politikës dhe kombit shqipëtar. Prej 6 muajsh ai po diskriminon në mënyrë vazhdueshme të gjithë para dhe tetra-plegjikët dhe personat me aftësi të kufizuar duke i zhvatur asistencën dhe përdorur për fushatë elektorale. Për këto arsye Aleanca KuqeZi bëhet e para forcë politike në Shqipëri e cila nis zbatimin të këtij standardi brenda saj por dhe kërkon që ligji i parë në Kuvendin e ri të qershorit të jetë "Kufizimi i mandateve politike jo më shumë se 8 vjet" theksoi Kreshnik SpahiuNë këtë mbedhje Spahiu nuk ngruoi të akuzojë dy partitë e mëdha të vendit,duke i bërë fajtore për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët.