Koalicion parazgjedhor me PD? LSI: Vendimi merret në Konventën e prillit
Një ditë pasi kryeministri Berisha deklaroi se koalicioni qeveritar pritet të zgjerohet në zgjedhjet e qershorit edhe me parti të tjera të majta, dy aleatët e qeverisë LSI e PR kanë shprehur qëndrimet e tyre për këtë cështje.Zëvendës. kryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se do të jetë konventa e prillit e kësaj force politike që do të përcaktoje koalicionet parazgjedhore, qëdrim ky i shpalosur disa herë nga LSI.Ndërsa për republikanet, që janë gjithmonë pjesë e koalicionit mePD-në hedhin idene e një tryeze të koalicionit për të përcaktuar bashkarisht piketat për fitoren e këtyre zgjedhjeve.Mediu e Vasili thonë se fusha elektorale e këtyre zgjedhjeve duhet të fokusohet në bazë aty ku janë problematikat e qytetarëve.Që në fillim të vitit partitë politike kanë filluar të shpalosin pozicionimin e tyre për fushatën parazgjedhore të 23 qershorit.