Basha: Në mars autobuza të rinj për linjën Kinostudio-Kombinat
Në muajin mars pritet të marrë fund problemi me autobuzat e linjës Kinostudio-Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar gjatë inspektimit të punimeve të "Rrugës së Qelqit" në njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet se në muajin mars do të vendosen autobuza të rinj për këtë linjë e cila është kthyer në një shqetësim për qytetarët të cilët frekuentojnë këtë itinerar.Gjithashtu kryebashkiaku Basha iu referuar edhe mungesës së energjisë në këtë zonë ku theksoi se ky problem do të zgjidhet me administratorin e ri shtetëror.Sa I përket ndërtimit të “Rrugës së Qelqit”, Basha theksoi se kjo rrugë do të jetë sipas standarteve europiane dhe do të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone.Investimi në “Rrugën e Qelqit” është 69.3 milionë lekë dhe ndërtimi i saj do të përfundojë pas 10 muajsh. Gjithashtu rruga do të ketë një gjatësi 480 metër dhe gjerësi 9 metër dhe do të jetë e ndriçuar dhe me hapësira publike të gjelbëruara.